Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Prishtina do të jetë për herë të katërt radhazi nikoqire e turneut ndërkombëtar të pingpongut “Prishtina Open 2026”, i cili do të zhvillohet nga 28 deri më 30 gusht. Edicioni i sivjetmë pritet të mbledhë mbi 300 pingpongistë nga vende të ndryshme, duke e shndërruar kryeqytetin e Kosovës në një pikëtakim të rëndësishëm për sportistët e këtij sporti.
Turneu treditor është i regjistruar në kalendarin e Unionit Evropian të Pingpongut (ETTU) dhe synon të promovojë më tej pingpongun në Kosovë, duke u ofruar garuesve mundësinë të përballen me sportistë nga rajoni dhe më gjerë. Edicioni i katërt pritet të sjellë konkurrencë të fortë dhe spektakël për adhuruesit e pingpongut, ndërsa pjesëmarrja e mbi 300 garuesve i jep ngjarjes një dimension të veçantë ndërkombëtar.