Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Ivan Toney, është akuzuar për sulm pas një incidenti që dyshohet se ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar në një klub nate në zonën e Soho-s në Londër. Sipas Policisë Metropolitane, futbollisti 30-vjeçar do të paraqitet më 24 shtator në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster për t’u përballur me akuzën për sulm që shkaktoi dëmtime trupore.
Mediat britanike raportojnë se incidenti ndodhi pasi një tifoz tentoi ta kapte Toneyn për të bërë një fotografi me të, çka çoi në një përplasje fizike. Përmes zëdhënësit të tij, futbollisti ka pranuar se është ngritur akuza ndaj tij, por ka deklaruar se është i vendosur ta pastrojë emrin në gjykatë. Seanca dëgjimore zhvillohet vetëm dy ditë para ndeshjes së Anglisë ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve.