Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Legjenda e tenisit, Roger Federer, po kalon pushimet verore në Mali Lošinj të Kroacisë, ku ndodhet së bashku me bashkëshorten e tij, Mirka, dhe miq të afërt. Jahti i tij është ankoruar në Gjirin e Çikatit, ndërsa gjatë qëndrimit ka vizituar edhe restorantin japonez Matsunoki, ku është fotografuar me stafin dhe mysafirët, duke theksuar se gjithmonë kënaqet kur rikthehet në këtë ishull.
Federer ka treguar se ishte ish-trajneri i tij, Ivan Ljubičić, ai që ia rekomandoi për herë të parë Mali Lošinjin, duke e cilësuar ishullin si një vend të qetë me natyrë të mrekullueshme, det të pastër dhe gastronomi cilësore. Sipas tenistit zviceran, privatësia dhe atmosfera relaksuese janë arsyet kryesore pse ai vazhdon ta zgjedhë këtë destinacion për pushimet familjare.