Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Zinedine Zidane pritet të publikojë të premten listën e tij të parë si përzgjedhës i Francës, ndërsa po përgatitet për grumbullimin e parë. Sipas “RMC Sport”, ish-legjenda franceze ka vendosur të sjellë ndryshime që në ditët e para të grumbullimit në Clairefontaine.
Një prej vendimeve të tij është kufizimi i pranisë së mediave gjatë mbërritjes së futbollistëve në qendrën stërvitore. Kjo traditë ka qenë prej kohësh pjesë e grumbullimeve të Francës, por Zidane synon të ketë më shumë kontroll mbi ditët e para të ekipit, në një qasje që përbën ndryshim nga ajo e ndjekur më parë nga Didier Deschamps.