Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, pritet të mungojë rreth tri javë pasi ka pësuar dëmtim në meniskun e gjurit të djathtë. 25-vjeçari u detyrua të largohej në pushim gjatë fitores 7-2 ndaj Racing Santanderit, pas shqetësimeve në gju.
Si pasojë e lëndimit, Garcia do të mungojë ndaj Sevillas në La Liga dhe nuk do të jetë në dispozicion të Spanjës për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Megjithatë, ekzaminimet kanë përjashtuar nevojën për operacion dhe, nëse rikuperimi shkon sipas planit, ai pritet të rikthehet pas pauzës së kombëtareve.