Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Real Madridi ka zyrtarizuar transferimin e talentit 19-vjeçar Yan Diomande nga RB Leipzig, duke i ofruar një kontratë shtatëvjeçare që do ta mbajë në “Santiago Bernabéu” deri më 30 qershor 2033. Sulmuesi anësor nga Bregu i Fildishtë ishte një nga emrat më të kërkuar të merkatos së verës, ndërsa klubi madrilen arriti të fitojë garën për firmën e tij përballë disa gjigantëve evropianë.
Sipas raportimeve, marrëveshja mund të arrijë vlerën totale prej 140 milionë eurosh, me 125 milionë euro të garantuara dhe pjesën tjetër të lidhur me bonuse. Diomande vjen te Real Madridi pas një sezoni të shkëlqyer me Leipzig, ku realizoi 12 gola dhe nëntë asistime në Bundesliga, duke u konfirmuar si një nga talentet më premtues të futbollit evropian.