Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pas 22 ditësh tubime dhe konsultimesh me qytetarët, grupi koordinues i protestës ka publikuar një deklaratë zyrtare me pesë kërkesat kryesore drejtuar qeverisë.
Deklarata u lexua nga aktivisti Dritan Goxhaj, i cili theksoi se kërkesat janë legjitime dhe të panegociueshme, ndërsa protestat paqësore do të vazhdojnë deri në përmbushjen e tyre.
Kërkesat kryesore përfshijnë dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, krijimin e një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor, ndryshime kushtetuese dhe reforma në legjislacionin zgjedhor dhe politik.
Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa ndryshimeve ligjore që lidhen me zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore dhe investimet strategjike.
Sipas grupit koordinues, protesta do të mbetet paqësore dhe qytetare, me synim realizimin e plotë të këtyre kërkesave.