Pacientët me sëmundje malinje në Klinikën e Onkologjisë në QKUK po përballen me mungesë të disa terapive të nevojshme për trajtim.
Sipas familjarëve, para marrjes së kimioterapisë, ata detyrohen që vetë të sigurojnë disa barna jetike, përfshirë preparatin Doxorubicin.
Nga QKUK është konfirmuar se ky preparat aktualisht nuk është në dispozicion, pasi nuk posedon autorizim marketingu dhe si i tillë nuk mund të sigurohet në mënyrë të rregullt.
Familjarët kërkojnë nga institucionet që pacientët onkologjikë të mos përballen edhe me barrën financiare dhe stresin e sigurimit të terapisë së nevojshme për trajtim.