Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Aktualisht po trajtohen tre pacientë me HIV në QKUK

Vendi  |  22.06.2026 Ora 7:28   
Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, në Kosovë janë raportuar 17 raste me HIV/AIDS, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Sipas IKSHPK-së, deri më 16 qershor 2026 janë regjistruar 17 raste, krahasuar me 13 raste në të njëjtën periudhë të vitit 2025 dhe 18 raste në vitin 2024.

Aktualisht, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po trajtohen tre pacientë, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje më të rëndë.

Infektologët paralajmërojnë se, bazuar në trendin e viteve të fundit, numri i rasteve të reja mund të rritet deri në fund të vitit.

Sipas IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara me HIV/AIDS në Kosovë ndër vite ka arritur në 269, ndërsa 60 persona kanë humbur jetën si pasojë e AIDS-it.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing