Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për punëtorët e ndërtimtarisë, kërkohen masa mbrojtëse

Vendi  |  22.06.2026 Ora 7:29   
Rikthimi i temperaturave të larta po rrit shqetësimet për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, veçanërisht atyre në sektorin e ndërtimtarisë.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka kërkuar rikthimin në fuqi të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili kufizonte orarin e punës gjatë vapës dhe parashihte masa mbrojtëse për kategori të caktuara.

Ekspertët e sigurisë në punë theksojnë se punëdhënësit duhet të sigurojnë ujë të pijshëm, pushime të rregullta në ambiente me hije dhe shmangie të punëve të rënda gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Mjekët paralajmërojnë se ekspozimi i zgjatur ndaj temperaturave të larta mund të shkaktojë marramendje, lodhje, humbje të vetëdijes dhe komplikime të tjera shëndetësore, sidomos te punëtorët e ndërtimtarisë, fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.

Kujtojmë se në vitet e kaluara, Ministria e Shëndetësisë kishte ndaluar punën nga ora 11:00 deri në 17:00 gjatë valëve të të nxehtit ekstrem.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing