Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Temperaturat e larta dhe mungesa e ujit po krijojnë sfida serioze për sektorin e bujqësisë, duke rrezikuar të korrat, frutat dhe bagëtinë.
Sipas ekspertëve, problemi kryesor mbetet mungesa e ujit, pasi bimët pa ujë jo vetëm që vuajnë nga etja, por edhe nga mungesa e ushqyesve të nevojshëm për rritje, duke ngadalësuar zhvillimin e tyre dhe duke rritur rrezikun e dëmtimeve.
Profesionistët rekomandojnë masa aktive si lotimi me sisteme pikë-pikë, sidomos gjatë natës ose herët në mëngjes, për të ruajtur lagështinë në tokë. Po ashtu, sugjerohen edhe masa mbrojtëse për frutat dhe bimët, në mënyrë që të shmangen djegiet nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell.
Edhe bagëtitë po ndikohen nga temperaturat ekstreme, ndaj ekspertët këshillojnë që ato të qëndrojnë më gjatë në ambiente të freskëta dhe të nxirren jashtë gjatë orëve më të përshtatshme të ditës.
Specialistët theksojnë se bujqësia do të duhet të përshtatet afatgjatë me varietete më rezistente ndaj thatësirës dhe temperaturave të larta.