Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj një vale të re mesazhesh mashtruese që po qarkullojnë në emër të rremë të institucioneve të Kosovës.
Sipas njoftimit, është identifikuar një SMS mashtrues që pretendon se qytetarët kanë gjoba trafiku të papaguara dhe i fton të klikojnë në linqe të dyshimta për pagesë ose informacione shtesë.
Policia ka theksuar se këto mesazhe nuk janë zyrtare dhe u bën apel qytetarëve të mos klikojnë në linqe të panjohura, të mos ndajnë të dhëna personale apo bankare dhe të shmangin çdo faqe që kërkon pagesa përmes SMS-ve.
Qytetarët këshillohen që mesazhe të tilla t’i fshijnë menjëherë dhe t’i raportojnë përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrin emergjent 192.