Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Mbështetja e qytetarëve të Kosovës për anëtarësim në Bashkimi Evropian mbetet shumë e lartë, sipas sondazhit vjetor 2026 të realizuar në kuadër të programit WeBalkans.
Sipas të dhënave, 83 për qind e qytetarëve deklarojnë se e mbështesin integrimin evropian të Kosovës, ndërsa 85 për qind besojnë se anëtarësimi do t’i sillte vendit më shumë përparësi sesa mangësi.
Po ashtu, 48 për qind e të anketuarve besojnë se Kosova mund të bëhet anëtare e BE-së brenda pesë viteve të ardhshme, ndërsa 32 për qind mendojnë se kjo mund të ndodhë brenda 5 deri në 15 vjet. Vetëm 3 për qind vlerësojnë se kjo nuk do të ndodhë kurrë.
Sa u përket pengesave kryesore për integrim, 40 për qind e qytetarëve e shohin korrupsionin si sfidën më të madhe, ndërsa 27 për qind përmendin mungesën e interesit të BE-së dhe 26 për qind mungesën e vullnetit politik në Kosovë.
Sondazhi tregon gjithashtu nivel të lartë besimi ndaj partnerëve ndërkombëtarë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO renditen si institucionet më të besuara me 88 për qind secila, ndërsa BE-ja gëzon besimin e 83 për qind të qytetarëve.