Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kosova sot do të përfshihet nga mot me vranësira dhe intervale me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Gjatë pjesës së parë të ditës priten periudha me kthjellime, ndërsa në orët e pasdites do të ketë shtim të vranësirave. Në disa zona, këto vranësira mund të sjellin reshje lokale shiu, të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 9 metra në sekondë. Qytetarëve u rekomandohet kujdes gjatë pasdites në zonat ku moti mund të jetë më i paqëndrueshëm.