Baleti Kombëtar i Kosovës tashmë ka filluar provat për premierën e pestë të BKK për vitin 2024, “Terminal”, përcjell KultPlus.
Menjëherë pas kthimit nga Koreja e Jugut, balerinët e BKK-së kanë nisur përgatitjet për premierën “Terminal”, e cila pritet të shfaqet në muajin nëntor të këtij viti.
Koreografia vjen nga Evgeny Kozlov & Romane Petit. Muzika bëhet nga Andreas Moustoukis. Asistent i shfaqjes është Sead Vuniqi, ndërsa udhëheqëse e provave, Luljeta Ademi. Kostumografia është bërë nga Elva Bella, ndërsa videografia nga Feodoridi Maria.