
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në Facebook, tema që do të përshkojë të gjitha aktivitetet e sivjetme është “identiteti” – një reflektim artistik mbi rrënjët, përkatësinë dhe sfidat kulturore në kohët moderne.
“Performanca teatrale që eksplorojnë rrënjët, përkatësinë dhe tregimet personale. Koncerte muzikore që ndërthurin meloditë tradicionale shqiptare me ritme bashkëkohore. Ekspozita dhe instalacione artistike që shprehin përmes vizualitetit sfidat dhe bukuritë e identitetit në kohët moderne”, thuhet në njoftim.
“Etno Fest” është shndërruar ndër vite në një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në Kosovë, duke ofruar një platformë për artistë të zhanreve të ndryshme dhe duke ruajtur e promovuar trashëgiminë shqiptare në forma bashkëkohore.
Edhe këtë vit, festivali pritet të tërheqë vizitorë të shumtë nga vendi dhe rajoni, duke ofruar një përvojë autentike në zemër të traditës shqiptare.