Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nisin shitjet për edicionin e ri të Sunny Hill Festival në Prishtinë

Kulturë  |  08.04.2025 Ora 12:05   

Festivali Ndërkombëtar “Sunny Hill” ka hapur zyrtarisht shitjen e biletave për edicionin e sivjetmë që do të mbahet në Prishtinë. Çmimet fillestare për biletat e kategorisë “Believers” nisin nga 95 euro, duke ofruar qasje në tre skena, dhjetëra artistë ndërkombëtarë dhe një përvojë të jashtëzakonshme gjatë tri ditëve festival.

“Në një atmosferë unike me muzikë dhe energji që vetëm Sunny Hill Festival mund ta sjellë, kjo është mundësia më e mirë për të qenë pjesë e një ngjarjeje të paharrueshme,” thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Ata paralajmërojnë se biletat e kategorisë “Believers” janë të kufizuara dhe mund të shiten shpejt për shkak të kërkesës së lartë. Pas kësaj faze, do të publikohen çmime të tjera për kategoritë pasuese të biletave.

Festivali është nominuar për të dytin vit radhazi në Top 10 festivalet më të mira evropiane në kategorinë e vet nga Shoqata Evropiane e Festivaleve dhe renditet gjithashtu si një nga 25 festivalet që nuk duhen humbur gjatë vitit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing