
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Edicioni i sivjetmë sjell një përzgjedhje të gjerë artistësh të njohur ndërkombëtarisht dhe vendorë, përfshirë: Loisel, Ruslan Pikhota, Bocquet, Catel, Jeroen Jannsen, Dav, Lucien Czuga, Dytun Yilmaz, Ula Rugeviciute, Nderim Duni, Enrique Flores, Frederik Peeters, Petrikanoviç, Murat Ahmeti dhe Jemi.
Festivali do të ofrojë një program të pasur me ekspozita, konferenca, botime të reja, punëtori dhe shfaqje filmash, duke krijuar një hapësirë dinamike për adhuruesit e romanit grafik, artistët dhe profesionistët e fushës.
GRAN Fest është shndërruar në një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në rajon për artin e narrativës vizuale, duke sjellë dialog ndërkombëtar dhe frymëzim të ndërsjellë mes artistëve dhe publikut.