Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Carmina Burana” për herë të parë në Kosovë – Spektakël me mbi 300 artistë në Prishtinë

Kulturë  |  09.04.2025 Ora 11:48   
Prishtina do të jetë nikoqire e një ngjarjeje madhështore kulturore më 20 dhe 21 qershor 2025, kur kantata skenike Carmina Burana nga Carl Orff do të inskenohet për herë të parë në Kosovë. Mbi 300 artistë do të ngjiten në skenën e Pallatit të Rinisë dhe të Sportit për të sjellë një spektakël të pashembullt muzikor e vizual.

Ky produksion i jashtëzakonshëm realizohet nga Filharmonia e Kosovës dhe Baleti Kombëtar i Kosovës, në bashkëpunim me Operën e Kosovës. Shfaqja vjen nën dirigjimin e maestros japonez Toshio Yanagisawa dhe koreografinë e Toni Candeloro-s.

Carmina Burana, vepër e njohur për fuqinë e saj dramatike dhe intensitetin emocional, do të përfshijë solistë, balerinë, kor, orkestër dhe elementë koreografikë e vizualë që do të ofrojnë një përvojë unike për publikun kosovar.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing