Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Marigona Qerkezi debuton në Operën e Frankfurtit me rolin e Normës

Kulturë  |  08.04.2025 Ora 11:53   

Sopranoja nga Kosova, Marigona Qerkezi, do të ngjitet për herë të parë në skenën e Operës Shtetërore të Frankfurtit, ku do të interpretojë rolin e Normës në operën me të njëjtin emër të kompozitorit italian Vincenzo Bellini. Me gjithsej nëntë shfaqje, debutimi i saj pritet të ndodhë në fund të muajit prill.

“Ky është një hap emocionues në karrierën time. Do të interpretoj sërish rolin e Normës, këtë herë në një produksion të ri që më sfidon artistikisht”, është shprehur Qerkezi për gazetën KOHA.

Rolin e Normës, ajo e debutoi një vit më parë në Palm Beach Opera në Florida, SHBA. Për Qerkezin, ky personazh paraqet një udhëtim të thellë artistik dhe emocional, të ndërtuar me përkushtim gjatë viteve.

Produksioni në Frankfurt vjen nën regjinë e gjermanit Christof Loy dhe nën dirigjimin e italianit Giuliano Carella. Përkrah Qerkezit, në kast marrin pjesë edhe artistë si Angelo Villari (Pollione) dhe Bianca Andrewe (Adalgisa).

Shfaqjet në Operën e Frankfurtit do të zhvillohen në këto data:

  • E diel, 20 prill 2025, ora 18:00

  • E diel, 27 prill 2025, ora 15:30

  • E shtunë, 3 maj 2025, ora 19:00

  • E premte, 9 maj 2025, ora 19:00

  • E diel, 11 maj 2025, ora 18:00

  • E enjte, 15 maj 2025, ora 19:00

  • E shtunë, 17 maj 2025, ora 19:00

  • E premte, 23 maj 2025, ora 19:00

  • E shtunë, 31 maj 2025, ora 19:00

Opera “Norma” është një tragjedi lirike me dy akte, që u shfaq për herë të parë në “La Scala” të Milanos në vitin 1831. Vepra trajton ndjenjat e tradhtisë, dashurisë dhe sakrificës, duke u konsideruar një ndër kryeveprat e repertorit operistik botëror.

Pas Frankfurtit, Qerkezi do të interpretojë në skena të tjera të mëdha si “Deutsche Oper am Rhein”, “Teatro Municipal de Sao Paulo”, “Opera Kombëtare Polake”, “Teatro Comunale di Modena”, “Teatro Lirico di Cagliari” dhe “Palm Beach Opera”. Një tjetër pikë e rëndësishme në kalendarin e saj është rikthimi si “Norma” në Operën Shtetërore Çeke në Pragë.

“Në çdo skenë lë një pjesë të shpirtit tim – kjo është bukuria dhe përgjegjësia e të qenit artiste”, ka përfunduar Qerkezi.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing