Komisioni Përzgjedhës i Festivalit të Këngës në RTK ka përfunduar procesin e përzgjedhjes së këngëve që do të garojnë në edicionin e dytë të këtij festivali të organizuar nga Radiotelevizioni i Kosovës.
Në total, tetëmbëdhjetë këngë janë zgjedhur për të marrë pjesë në netët finale të festivalit, i cili ka për qëllim të promovojë dhe mbështesë talentet e muzikës në vend. Ky edicion premton një konkurrencë të larmishme dhe përfaqësuese të zërave të rinj dhe artistëve të njohur.
Lista e këngëve pjesëmarrëse në edicionin e dytë të Festivalit të Këngës në RTK përfshin:
Greta Azizi – Verës
Inorga – Seks mashina nga Prishtina
Besmir Shishko – Unë – Ajo
Santino de Bartolo – Unë jam arbëresh
Agim Poshka – Ndarja erdhi
Irma Lepuri – Të dua
Endrit Krasniqi – Flas me gjethen
Ardita Begu – Fundosu në dritë
Rei Bezhani – Zonja tradhti
Bledi Kaso – Një të vetme ka në jetë
Artea Bajri – Strong waves
Dea Strica – N’Shqipni
Jehona Lumi – Shko
Arnitë Kastrati – Blla Blla
Ardit Stafai – Faji
Vlona Boshnjaku – Lotët
Bruna Sata – Ti je i pashpirt
Luna Çausholli – Ma ule diellin ti.
Edicioni i parë i Festivalit të Këngës në RTK, i mbajtur më 26, 27 dhe 28 tetor 2023 në Prishtinë, u transmetua drejtpërdrejt në Radio Kosovë dhe në Televizionin e Kosovës.
Në atë edicion, çmimi kryesor shkoi për artistin ‘La Fazani’ me këngën “Oj Kosovë”. Me përgatitjet që po bëhen për edicionin e dytë, festivali pritet të jetë edhe më emocionues dhe të ofrojë një platformë të rëndësishme për talentet e muzikës shqiptare.