Baleti Kombëtar i Kosovës për herë të parë që nga themelimi do të prezantohet në Azi. Bëhet e ditur se institucioni kulturor do të prezantohet në Korenë e Jugut.
“Baleti Kombëtar i Kosovës, me datën 23 shtator, do të udhëtoj për në Seul, ku për herë të parë që nga themelimi 52 vite më parë, do të prezantohet në Azinë e largët, përkatësisht në Festivalin ‘Cheonan World Dance Festival 2024’ në Korenë e Jugut”, ka njoftuar BKK.
Ky festival ka traditë të organizimit nga viti 2003, teksa bashkon çdo vit, mbi 800,000 turistë vendor dhe ndërkombëtarë.