Përgatitjet për edicionin e 23-të të KamerFest kanë përfunduar dhe sot është hapja solemne e këtij festivali që do të mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, ceremoni që do të nisë prej orës 20:00.
Organizatorët kanë bërë të ditur se në këtë edicion do të ketë pjesëmarrës prej shumë shteteve të ndryshme, sikurse: Franca, Gjermania, Italia, Argjentina, Kroacia, Turqia, sikurse edhe pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova...
Koncertet për këtë edicion përpos në Bibliotekën Universitare, do të mbahen edhe në Kishën Katolike “Shën Ndou” dhe në Atelienë e Pallatit të Rinisë.