Pas një rrugëtimi në vende të ndryshme të botës, Kori Siparantum rikthehet me një koncert në Kosovë.
Sipas një komunikate për media Kori Siparantum do të performojë në Kishën Katolike “Shën Ndou” me një koncert të veçantë që pritet të sjellë një përvojë të pasur artistike për publikun vendas.
“Pas një sezoni të suksesshëm me performanca në Belgjikë, Suedi, Austri, Poloni dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kori Siparantum rikthehet në vendlindje për të prezantuar punën dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftim.
Ky koncert do të ofrojë një program të larmishëm muzikor, duke përfshirë vepra nga kompozitorë të njohur kosovarë dhe ndërkombëtarë, që nga periudha e Rilindjes deri tek muzika bashkëkohore.
Koncerti jepet më 5 qershor, në ora 20:00, në Kishën “Shën Ndou”.