Opera e Kosovës në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës ka nderin të prezantoj premierën e operës “Goca e Kaçanikut” nga Rauf Dhomi.
Ky moment historik shpaloset teksa 'Goca e Kaçanikut' del në skenë për herë të parë në Prishtinë, pas krijimit të saj më shumë se gjysmë shekulli më parë.
Premiera shfaqet më 23 shkurt dhe repriza më 25 shkurt 2024 në sallën AMC, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë - Rr. Cërriku, Obiliq.