Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Me 17 nëntor, me fillim nga ora 19:00, në Teatrin ‘Oda’ do të promovohet libri i Halil Matoshit, ‘The Lil’s Poem’

Kulturë  |  07.11.2023 Ora 12:25   
Me 17 nëntor, me fillim nga ora 19:00, në Teatrin ‘Oda’ do të promovohet libri i Halil Matoshit, ‘The Lil’s Poem’.

Për librin
Visar Zhiti:  Kush e njeh dhe di për jetën e Halil Matoshit, poet, eseist, tregimtar, gazetar, etj., që merret edhe me pikturë, që ka qenë katër herë i arrestuar nga pushtuesi serb, ndërsa gjatë luftës (1999) e morën peng dhe e dërguan në kampet e tyre të përqëndrimit, etj., shikon se kështu është dhe poezia e tij, një lëvizje dramatike, akte shpirtërore, dashuri dhe nderim…
Halil Matoshi jeton siç shkruan dhe shkruan siç jeton, pa një kufi mes tyre.
 
Libri i tij më i ri, “Poema e Lilit”, është prurje tjetër në poezinë shqipe, vazhdues i vlerave të përbashkëta poetike dhe pasurues i tyre. Ky libër sublimon kohë dhe vend, pra nga jeta e tij dhe trualli i tij, nga shpirti shqiptar, nga fati dhe trazavajet, nga përvoja më e mirë e poezisë shqipe, veçanërisht nga ajo që është arritur në Kosovë, e derdhur natyrshëm në një formë sa kombëtare, po aq dhe europiane, e gjitha e tij, ngazëllim dhe gjëmë, britmë dhe dinjitet, fashitje dhe vështrim brenda vetes.
Ballsor Hoxha: Kjo përmbledhje në fjalë hapet dhe hyn në botën e poezisë me dashurinë, duke e parë atë nga buzëqeshja fëmijërore , nga subjektivja infantile, në dashurinë e jetës, dhe në fund të nënës, si dyzim kujtimi, dhe shpirtëroreje. Më tutje ajo vazhdon me përjetimet në kalvaret e luftës dhe me vetë luftën çlirimtare të Kosovës, gjithmonë me idealin e paqes dhe të skepticizmit në njeriun e bartur nga ligësia (e një zoti si konstruksion mizor). Përmbledhja, për të kaluar tutje, vazhdon në një temë tjetër, atë të rebelimit, dhe të revoltës, dhe të ëndërrimit, si kompleks i humbjes dhe mungesës së artistëve të mëdhenj kosovar, tanimë të vdekur, si Bekim Lumi, Xhevdet Bajraj, e të tjerë. Dhe në fund të kësaj përmbledhje të poezive, Matoshi i kthehet poezisë në formë të nokturneve,  duke e elaboruar atë në tema mitologjike të një zoti “që na ka mbetë si konstruksion” dhe aq më shumë mizor në këtë konstruksion, apo edhe të temës së maratonomakut të parë në dërmimin nga e sotshmja.
 
????????????????????????????????????
Halil Matoshi (1961) asht poet, eseist, tregimtar, gazetar dhe publicist. Merret edhe me pikturë dhe studime filozofike e letrare. Ka diplomu në Fakultetin Filozofik, Departamenti i Filozofisë dhe Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. Ka një master në gazetari.
 
Ka punu gazetar, redaktor dhe kryeredaktor i revistave dhe gazetave “Bota e re”, “Zëri i rinisë”, “Zëri”, “Syri i tretë”, “Republika”, “Sheshi”, “Lajm”, “Gazeta Express”, “Focus”, “Koha Ditore”.
Asht në një mënyrë gazetbâmës.
Tri herë i shpallun gazetari ma i mirë në Kosovë, 1988, 2000 dhe 2004;
Katër herë i arrestuem nga regjimi serbian, gjatë Lëvizjës antifashiste (1990-1999);
Matoshi ishte i marrë peng gjatë luftës për Kosovën (1999) dhe asht mbajtun për një vit në kampet serbe të përqendrimit në Lipjan (Kosovë) dhe Požarevac (Serbi).
 Asht autor i librave: “Udhëtim nëpër ëndërr të keqe” (1994), “Lajmësi memec” (1996), “Udhëtim nëpër zgjëndërr të keqe”, (2000), “Hija e Krishtit” (2004), “Katedrale prej letre” (2012), “N’zanafillë” (2013) dhe “Gdhendje drite”, (2021);
Poezi të tij janë përkthy në gjermanisht, spanjisht, sllovenisht, serbisht e kroatisht, turqisht, rumanisht, greqisht, anglisht.
 
Botimin e librit e përkrahu Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve e Republikës së Kosovës/ Gazetaexpress

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing