Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​QENDRA MULTIMEDIA “NEGOCION PAQEN” NË EVROPË

Kulturë  |  06.11.2023 Ora 11:35   
Negotiating Peace e Qendrës Multimedia, e cila u dha premierë më 16 tetor në Teatrin ODA, zgjoi interesim të jashtëzakonshëm të kritikës ndërkombëtare. Media si The Guardian e Britanisë, Politis e Francës e Taggespiegel e Gjermanisë e vlerësuan atë për relevancën shoqërore e qasjen e veçantë ndaj një çështje politikisht të komplikuar. Në kritikën e tij për The Guardian, Philip Oltermann shkroi, “Kur udhëheqësit politikë e paraqesin luftën si të vetmen zgjidhje, është detyrë e artistëve t’ua kujtojnë njerëzve se gjetja e paqes është ende e mundur. Kjo është pikënisja për një kompani teatrore në Kosovë, “Qendrën Multimedia”, e cila nëpërmjet shfaqjes së re kthehet te lufta e fundit në Evropë para invadimit të Rusisë në Ukrainë dhe eksploron se si u ndal ajo.
 
Pas premierës në Prishtinë e turneut në Ferizaj, Gjilan e Shkup, Negotiating Peace do të fillojë turneun evropian më 8 dhe 9 nëntor, në Schaubune Lindenfels si pjesë e edicionit të 33-të të festivalit prestigjioz euro-scene Leipzig. Turneu i shfaqjes do të vazhdojë më 11 nëntor në Teatrin Pumpenhaus në Muenster të Gjermanisë, për t’u përmbyllur me dy shfaqje më 13 dhe 14 nëntor në Teatrin e Komedisë në Pragë të Çekisë.
 
Duke u nisur nga negociatat e paqes, duke përfshirë marrëveshjen e Dejtonit, marrëveshjet në Irlandën Veriore dhe ato të Lindjes së Mesme, bisedimet politike — ende pa shumë rezultat —  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe duke e paramenduar si do të duket fundi i luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, Qendra Multimedia ka bërë bashkë një ansambël pan-evropian për të krijuar NEGOTIATING PEACE. Ky produksion është krijuar me artistë dhe grupe teatrore nga Ukraina, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Italia, Çekia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia dhe Estonia.
 
E frymëzuar nga libri I Richard Holbrooke “To End a War” dhe “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” i Kadaresë, NEGOTIATING PEACE tenton të ballafaqojë publikun me prapavijat, sfidat, frikat dhe shpresën që e shoqërojnë arritjen e një marrëveshjeje të paqes si dhe diskuton tema të rëndësishme: Kush mund të negociojë paqen? A u takon politikanëve legjitimeti për të bërë një gjë të tillë? A pajtohen vërtet njerëzit e zakonshëm pas nënshkrimit të ‘aktit të paqes’ në emrin e tyre? A mund të ketë falje kolektive, apo falja është akt individual?
 
Shfaqja Negotiating Peace do të rikthehet në rajon përgjatë muajit dhjetor, duke filluar me një shfaqje në Teatrin Kombëtar të Tiranës më 9 dhjetor; në Teatrin ODA në Prishtinë më 11 dhjetor dhe më 13 dhjetor në Teatrin e Qytetit të Novi Sadit Ujvideki Szinhas.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing