Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

‘Shqyrtime gjuhësore’ është vepra e re shkencore e profesorit Sejdi Gashi

Kulturë  |  02.11.2023 Ora 7:59   

Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi veprën "Shqyrtime gjuhësore" të autorit Sejdi Gashi.

 

Ky botim përmban përmbledhje punimesh gjuhësore të përzgjedhura, që janë shkruar brenda viteve 2012-2023, një pjesë e të cilave janë botuar në periodikun shkencor e në botime tjera në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Bullgari...,kurse disa nga to janë punime të prezantuara në konferenca e tubime të ndryshme shkencore në Kosovë dhe jashtë saj.

Siç njofton vet autori, materialet e këtij vëllimi janë paraqitur të zgjeruara, të plotësuara dhe të rivlerësuara si nga ana përmbajtjesore ashtu edhe nga aspekti teknik.

Një pjesë e këtij materiali po botohet për herë të parë, ndërsa ky vëllim studimor, sipas Gashit, është konceptuar sipas katër ndarjeve tematike.

“Në pjesën e parë të kësaj përmbledhjeje janë përfshirë trajtesa gjuhësore të karakterit sociolinguistik, por edhe tema të tjera si: kultura e gjuhës në medie, probleme të përdorimit të drejtë të terminologjisë në medie, gjuha përballë procesit të globalizimit e të tjera kundrime, që për kryefjalë kanë gjuhën shqipe dhe përdorimin e saj sa më cilësor. Në pjesën e dytë të librit zënë vend punimet që karakterizohen për natyrën historike të trajtimit të çështjeve gjuhësore nga njëra anë, si dhe personalitetet e caktuara që kanë kontribuar dhe bashkërrugëtuar jetësisht me gjuhën shqipe, nga ana tjetër. Të tilla tema janë: Komisia Letrare Shqipe e Shkodrës (1916-1918) dhe shqipja e sotme standarde; Kongresi Arsimor i Lushnjës dhe rëndësia e tij për gjuhën dhe arsimin shqip; Reka e Epërme përballë fenomenit të asimilimit gjuhësor e kombëtar; Thimi Mitko gjuhëtar, leksikolog e leksikograf i veçantë. Në pjesën e tretë të këtij libri nxjerrin krye temat që kanë të bëjnë me fjalëformimin si një nga nëndisiplinat shkencore të gjuhësisë si dhe venerime të tjera në përdorimin e shqipes standarde në gjithë zingjirin tonë arsimor”, thuhet në njoftim.

Strukturalisht, pjesa e katërt e këtij libri përbëhet nga tri vlerësime (recensione) për vepra të botuara gjatë viteve të fundit. Vepra e botuar ka 244 faqe, ndërsa është libri i pestë shkencor i prof. dr. Sejdi Gashit./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing