Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është shprehur krenar, që tani salla në Pallatin e Rinisë, aty ku u zhvillua Festivali i Këngës në RTK, ka marrë një pamje të re.
“Mund të bëhet, e realizuam”, shkruan Rama, krahas fotos së publikuar që tregon se si dukej salla që ishte shndërruar në parking.
“Falënderoj të gjithë të angazhuarit për punën e palodhur që salla e djegur e Pallatit të Rinisë të kthehet në një skenë të madhe e të magjishme të Festivalit të Këngës në RTK”, shkruan ai tutje në Facebook.