Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Tetë ditë para nisjes së Festivalit të Këngës në Radio Televizionin e Kosovës, përgatitjet po ecin në mënyrë intensive.
Atmosfera në Pallatin e Rinisë është përzier mes entuziazmit për kapitullin e ri të muzikës në Kosovë dhe mes tensionit të përgjegjësisë që ka kjo ngjarje.
Një nga elementet që e bën madhështor edicionin e parë padyshim që është skenografia e punuar mjeshtërisht nga Shqipe Kamberi dhe Rudina Xhaferi. Organizatorët kanë dashur që ‘premierën’ e skenografisë t’ia falin publikut që do t’i dëgjoj 18 këngët në tri netët e festivalit.
Mirëpo gazetarja e RTK-së, Arlinda Sejda ka ndarë pak dimensione nga emocionet që po sjellë ky rrugëtim muzikor.
“Një skenografi të tillë nuk e kemi parë asnjëherë, pikërisht në një vend i cili ka qenë i djegur krejtësisht. Jemi në një ambient të Pallatit të Rinisë, ku edhe pas djegies së tij para nisjes së punimeve gjatë realizimit të kronikave kemi parë që ka qenë tërësisht e mbuluar me mbeturina ndërsa tani frymon në një dukje madhështore”, ka thënë Sejda në lidhje të drejtpërdrejtë.
Datat 26, 27 e 28 tetor do të përjetohen si festë dhe do të hyjnë në histori si të tilla. Përveç 18 këngëve garuese, të cilat vlerësohen për diversitetin e zhanreve të ndryshme, programi premton shfaqje, dramë, muzikë; thënë më shkurt, art në dimensione të ndryshme./rtk/