Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Doruntina Kastrati do të përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Venedikut në vitin 2024.
Vepra “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës”, kuruar nga Erëmirë Krasniqi dhe me komisionere Hana Halilaj, është vepra e përzgjedhur nga juria në mesin e 8 propozimeve sa ishin.
“Artistja ka propozuar një instalacion skulpturor që trajton punën e feminizuar, pabarazitë në vendin e punës dhe pasojat e tyre.
Padyshim ky projekt ka potencial të madh për t'u bërë një hap i rëndësishëm në trajektoren e Pavijonit të Kosovës”, ka shkruar ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.