Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi “And the wind weeps” e producentes dhe skenaristes Aulona Selmani do të shënojë premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian të Spanjës.
Filmi i cili trajton luftën e fundit të Kosovës do të rrugëtojë në edicionin e 70-të të këtij festivali, i cili është i kategorisë A.
“And the wind weeps’ ndjek historinë e Dautit, një i mbijetuar i një masakre ku iu vra i biri. Për 20 vjet rresht ka lexuar pareshtur një letër në të cilën shkruan se çfarë do të thotë nëse Tribunali i Hagës e thërret ndonjëherë për të dëshmuar për tmerret që ka parë atë ditë. Barra e kujtimeve rëndohet kur merr lajmin se vëllai i tij vdiq nga një sëmundje, duke e bërë Dautin të vetmin të mbijetuar që e kujton ngjarjen”, njofton Qendra Kinematografike e Kosovës.
Festivali i Filmit në San Sebastian do të mbahet nga 22 deri më 30 shtator./rtk/