Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi nën regjinë e Luana Bajramit, “Luaneshat e Kodrës” do të shfaqet sot në Prishtinë.
Sheshi "Xhorxh Bush" do të jetë destinacioni i filmit i cili përfaqësoi Kosovën në Festivalin e Filmit në Kanë.
"Sot në ora 20:00 do të shfaqet filmi “Luaneshat e Kodrës” në bulevardin Xhorxh Bush. Ju ftojmë të na bashkoheni, t’a shijoni “Luaneshat e Kodrës” nën qiellin e Prishtinës dhe të rrëmbeheni nga emocionet që dhuron ky film", ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës.