Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjykata e Lartë në Vranjë ka ndaluar shfaqjen e filmave “I pabesi” dhe “Heshtja vret”. Lajmin e ka bërë të ditur producenti Gani Veseli.
Ai njoftoi se filmin “I pabesi” e kanë ndaluar në tërësi, ndërkaq për filmin “Heshtja” e kanë kushtëzuar largimin e logos së Kosovës për t’iu ofruar mundësia e shfaqjes.
“Unë si producent nuk pranova asesi të ndodhë të hiqet logo sepse kam 5 filma që janë me logo te Republikës të Kosovës dhe vlerën e atyre që investojnë në art e kulturë nuk e zhduk për asnjë arsye, kërkesë ose interes të dikujt, në këtë rast të Serbisë, sepse është vlerë e artit dhe financues i këtyre filmave”, ka shkruar Veseli në Facebook.