Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur thirrjen për pjesëmarrje në Panairin e Rinisë.
Ky panair mbahet në Prishtinë më 25 gusht, nga ora 11:00 dhe ofron hapësirë për të rinjtë që të paraqesin veprimtarinë e tyre dhe të rrjetëzohen me institucionet publike, sektorin privat dhe organizatat.
“Shembuj që mund të ekspozohen janë krijimtaritë në fushën e artit, artizanate të ndryshme, punëdore, gastronomi, teknologji informative, prodhimtari, si dhe fusha të tjera që reflektojnë punën dhe angazhimin tuaj”, njofton MKRS.
Afati i fundit për aplikim është deri më 13 gusht./rtk/