Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sonte nis edicioni i 22-të i një prej festivaleve që ka çuar emrin e Kosovës në harta globale, “Doku Fest”. Pas vitit të kaluar me pyetjen “Si të mbijetojmë?” si forcë triumfuese artistike kundër sfidave pandemike, sivjet festivali i filmit të shkurtër dhe dokumentar sërish ec me kohën.
“I AM AI AM I” është tema e sivjetme e cila peshon raportin e njeriut me inteligjencën artificiale, mes lehtësimit jetësor në aspektin digjital e humbjes së balancit në shumë fusha.
Janë 12 hapësira që do ta pushtojnë Prizrenin e do ta kthejnë në qendër botërore kinematografike. Nga hapësirat e mbyllura e nga kinematë buzë Lumbardhit, Kalasë e ambienteve tjera kulturore do të shihen rrëfime të ndryshme kinematografike.
Ato të cilat çdo vit marrin më së shumti interesim janë filmat e kategorisë kombëtare. “About Living”, “Concrete Couriers”, “Hana e Re”, “I kemi varros baballarët”, “Mountain Flesh”, “Mut me Lule”, “Of Cats and Daughters”, “Pashtriku”, “Prishtinë, 2002”, “Sheets”, “Tea dhe Kejsi”, “The Future is Better Comrade” dhe “We were, however, able to see the construction” janë rrëfimet të cilat mes problematikave, kufizimeve dhe aktualiteteve shqiptare jepin pasqyrë të realitetit ballkanas për turistët e huaj e shikuesit vendor.
Radio Televizioni i Kosovës do të jetë i pranishëm gjatë ditëve të festivalit me lidhje direkte e intervista të ndryshme./rtk/