Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Çeku: Kosova do të ketë një institucion muzeal të dinjitetshëm

Kulturë  |  28.07.2023 Ora 11:07   

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka pritur të enjten në takim grupin punues për hartimin e konceptit për themelimin e Muzeut për dokumentim dhe prezantim të krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

 

Në një postim në Facebook, Çeku ka thënë se me hapa të sigurtë po punojnë në hartimin e konceptit për themelimin e Muzeut për dokumentim dhe prezantim të krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“Në takimin e radhës të grupit punues diskutuam për konceptin fillestar, hapat konkretë dhe punën që është duke u bërë në vazhdimësi e po ashtu ndarjen e përgjegjësive”, ka shkruar ai.

Ministri Çeku ka thënë se Kosova do të ketë një institucion muzeal të dinjitetshëmku do të dokumentohet historia e Kosovës.

“Kosova do të ketë një institucion muzeal të dinjitetshëm ku do të dokumentohet historia jonë, prezantohet për qytetarët, për vizitorët dhe përcjellët për brezat e rinj, dhe për këtë do të marrim shembujt më të mirë që janë aktualisht në botë”, ka shkruar Çeku./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing