Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Vetëm katër ditë na ndajnë nga fillimi i edicionit të dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest`, i cili do të mbahet në Prizren.
Që nga data 22 deri më 28 Korrik, artdashësit do të kenë mundësi të jenë pjesë e një javë të mbushur me aktivitete të shumta që do të mbahen në kuadër të 'Prizren Fest'.
Sipas njoftimit, në këtë vit për dallim nga viti i kaluar, programi i shfaqjeve është dyfishuar. “Në natën e hapjes me 22 Korrik, do të shfaqet “Maidan Inferno” nën regjinë e Clement Peretjatko (Ukrainë-Francë) nga ora 20:30 në Kino Lumbardhi, për të vazhduar në netët në vazhdim deri me 28 Korrik, me shfaqje nga Italia, Çekia, Bullgaria, Greqia, Sllovakia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftim.
Në veçanti në këtë edicion, do të ketë program edhe për fëmijët, ku gjatë gjithë javës ka program shumë të pasur për ta.
“Pjesë e programit plotësues do të jenë edhe punëtoritë për të rinj, ku të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi që t’i zgjerojnë njohurit e tyre për teatrin nga ekspertë evropian”, thuhet tutje në njoftim.
Do të jenë edhe dy konferencat që do të mbahen me datën 26 dhe 27, tek 'Shtëpia e Shani Efendisë'.
Lokacionet që do të jepen shfaqjet janë : Kino Lumbardhi, Kino Plato, Abi Carshia, Oborri I Lidhjes së Prizrenit, Katedralja Katolike e Zojës Ndihmëtare, Sinan Pasha Kej, Teqja e Halvetive, Platforma në Lumë.
Ky edicion i 'Prizren Fest', përkrahet nga Komuna e Prizrenit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Spotit./rtk/