Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një prej koreve më të suksesshme në nivel vendi e më gjerë, “Siparantum” nga Peja ka arritur të fitojë dy medalje të arta në “World Choir Games” në Korenë e Jugut.
Lajmin e kanë bërë të ditur nëpërmjet një video, e cila shpalos gjithë rrugëtimin në garën më të madhe korale në nivel botëror. Ajo çka mbizotëron në sekuenca është entuziazmi i jashtëzakonshëm i solistëve kosovarë, të cilët triumfuan në kategoritë "Mixed Choir" dhe "Musica Contemporanea".
“Pas një pune të jashtë, me prova intensive, me udhëtim të largët ne ia dolëm të dalim faqebardhë dhe të korrim një sukses të jashtëzakonshëm. Po i sjellim dy medalje të arta që për neve janë shpërblim i jashtëzakonshëm për krejt punën tonë”, ka thënë baritoni Shaban Behramaj në videon përmbledhëse.
Tutje Behramaj, ka çmuar kontributin e Memli Kelmendit si dirigjent e drejtues i korit “Siparantum” në përfaqësimin e denjë të artit vendor.
“Kori Siparantum ka arritur ta dëshmoj edhe një gerë së është ambasadori më i mirë i kulturës së Kosovës nëpër botë”, ka shtuar Behramaj.
Në po të njëjtën garë në vitin 2021 në Belgjikë, kori “Siparantum” ishte shpallur fitues i kategorisë “Musica Contemporanea”./rtk/