
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Është promovuar libri "Kosova 1990-1992" i gazetarit dhe publicistit, Llukman Halili, i cili përmban raportet ditore e periodike nga Kosova për agjencinë e lajmeve HINA të Kroacisë. Autori nuk e arriti botimin e këtij libri, pasi ndërroi jetë më 2020 në Zvicër.
Për librin e Halilit në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” folën ish-kolegët e bashkëveprimtarët e tij.
Publicisti e diplomati, Avni Spahiu tha se çdo shfletim i faqeve të këtij libri është si një etje në kujtesën e kohës.
“Janë ngjarje të renditura në mënyrë kronologjike që në tërësi paraqesin dëshmi autentike të lëna nga një autor që bëri punën e tij pa ndaluar, prej një gazetari profesionist”,tha Spahiu.
Llukman Halili apo siç e kanë njohur kolegët e tij si Lluki, ka qenë gazetar në RTP dhe ish-studentë nga gjenerata e Zagrebit. Njëri nga kolegët e kësaj gjenerate Melazim Koci që njëkohësisht edhe përkthyesi i librit “Kosova 1990-92”, vlerësoi lartë veprën e tij.
Për veprën e Halilit foli edhe deputetja e Parlamentit të Kroacisë, Ermina Lekaj-Prlijaskaj dhe Daors Halili, djali i autorit të ndjerë./rtk/