Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Bibliotekarët në Illinois në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u befasuan kur një klient anonim ua ktheu librin me 43 vjet me vonesë.
Siç shkroi Upi, libri “Hëna e Jupiterit” nga autori Margrett Wetterer, u kthye në kutinë e shitjes e huazimit pas orarit të punës, e punonjësit e bibliotekës shpenzuan pak kohë derisa e verifikuan datën e lëshimit.
Libri duhej të kthehej më 19 janar 1980.
“Kthimi i librit jashtë periudhës së caktuar pasohet me gjobë, e klienti i detyrohet bibliotekës 316 dollarë, por për fat të mirë, ne jemi bibliotekë falas që nga 2020-a”, u tha në njoftimin e bibliotekës amerikane.
Zyrtarët s’e njohën kthyesin e librit./koha/