Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Indianja shkruan histori: fiton International Booker me librin “Heart Lamp” – vepra e parë në gjuhën Kannada që merr këtë çmim

Të Tjera  |  21.05.2025 Ora 8:01   

Shkrimtarja, aktivistja dhe avokatja indiane Banu Mushtaq ka hyrë në histori si autorja e parë që fiton çmimin prestigjioz International Booker me një libër të shkruar në gjuhën Kannada – “Heart Lamp”, një përmbledhje me tregime të shkurtra që trajton jetën e grave myslimane në Indinë jugore.

Libri përmban 12 tregime që mbulojnë një periudhë prej më shumë se tri dekadash (1990-2023), dhe është përkthyer në anglisht nga Deepa Bhasthi, e cila u bë përkthyesja e parë nga India që fiton këtë çmim ndërkombëtar.

Në fjalimin e saj, Mushtaq tha se “asnjë rrëfim nuk është i vogël dhe se letërsia mbetet një nga hapësirat e fundit të shenjta ku mund të jetojmë në mendjet e njëri-tjetrit, qoftë edhe për pak faqe.”

Banu Mushtaq është një figurë e veçantë në letërsinë indiane – jo vetëm për fuqinë letrare, por edhe për jetën e saj plot sfida. E rritur në një lagje myslimane në shtetin Karnataka, ajo sfidoi pritshmëritë tradicionale për gratë, duke studiuar në një shkollë konvente dhe duke zgjedhur të shkruajë në gjuhën Kannada – gjuhë që fillimisht nuk e fliste.

Ajo nisi të shkruante që e re, por u botua për herë të parë vetëm pas martesës – një periudhë e vështirë që e çoi edhe drejt krizave të thella personale dhe emocionale. Në tregimet e saj reflekton pikërisht kjo përvojë – gra që përballen me izolimin, presionin fetar, patriarkatin – por që nuk dorëzohen, dhe rezistojnë në mënyra që shpesh nuk shihen, por kanë shumë rëndësi.

Mushtaq ka punuar si gazetare, është angazhuar në lëvizjen “Bandaya” për drejtësi sociale, dhe më vonë ka ushtruar profesionin e avokates për të mbështetur familjen e saj. Gjatë karrierës ka botuar gjashtë përmbledhje me tregime, një roman dhe ese, duke fituar disa nga çmimet më të mëdha letrare në Indi.

Në vitin 2024, përkthimi anglisht i përmbledhjes “Haseena and Other Stories” fitoi çmimin PEN për Përkthim, ndërsa me “Heart Lamp” ajo ka arritur një kulm të ri – duke vendosur gjuhën Kannada dhe zërin e grave të margjinalizuara në qendër të letërsisë botërore.


Komentet