Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pse gratë jetojnë më gjatë? Shkenca ka disa përgjigje befasuese

Të Tjera  |  09.07.2025 Ora 8:00   

Një studim i ri dhe libri “The Stronger Sex” nga autorja Starre Vartan zbulojnë që trupi i femrës është ndërtuar për jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri. Qoftë gjatë krizave historike si uria e Irlandës apo epidemitë e frikshme në Islandë, gratë kanë mbijetuar më gjatë se burrat në të gjitha moshat.

Kjo për shkak të avantazheve biologjike si: dy kromozome X që ofrojnë më shumë gjene për mbrojtje imune, estrogjeni që forcon sistemin mbrojtës dhe zorrë të holla më të gjata që përthithin më mirë lëndët ushqyese. Shkencëtarët kanë vërtetuar që gratë prodhojnë më shumë antitrupa dhe kanë kujtesë imune më të gjatë – duke i bërë më të forta ndaj sëmundjeve.

Sidoqoftë, kjo fuqi ka edhe koston e vet: gratë janë më të prekshme ndaj sëmundjeve autoimune dhe shpesh vuajnë nga sëmundje kronike që burrat nuk i mbijetojnë. Nga ana tjetër, burrat përballen me efekte negative të testosteronit që ul mbrojtjen imunitare dhe lidhet me stilin e jetës më të rrezikshëm.

Zbulime të reja, si zgjatja më e madhe e zorrëve të holla te gratë, mbështesin teorinë e “buffer-it biologjik femëror”, sipas së cilës trupi i gruas është ndërtuar për të përballuar stresin fizik dhe mjedisor.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing