Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një raport i fundit tregon se familjet kanadeze mesatare në vitin 2023 kanë paguar më shumë në taksa sesa për ushqim, banim dhe rroba – të gjitha së bashku. Nga një të ardhur vjetore prej 109,235 dollarësh, 46,988 dollarë janë shpenzuar për taksa të ndryshme, që përbëjnë 43% të të ardhurave.
Në të kundërt, vetëm 22% e të ardhurave janë përdorur për banim, 11% për ushqim dhe 2.5% për veshje. Këto shifra kanë shtuar debatet rreth barrës fiskale dhe krizës së përballueshmërisë në vend, duke ngritur pyetjen: sa prej rrogës së përmuajshme realisht shkon për nevojat tona?