Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Koreja e Veriut ka inauguruar më 24 qershor resortin e shumëpërfolur bregdetar Wonsan Kalma, projekt i nisur në vitin 2018 dhe i vonuar për shkak të pandemisë. Në ceremoninë zyrtare morën pjesë lideri Kim Jong-un, bashkëshortja e tij Ri Sol-ju, vajza Kim Ju-ae dhe ambasadori rus në Phenian.
Sipas mediave shtetërore, resorti është konsideruar si “një nga sukseset më të mëdha të vitit.” Kim shprehu shpresën që ky projekt të shndërrohet në një destinacion turistik kulturor me rëndësi ndërkombëtare, si dhe të ndihmojë zhvillimin ekonomik të vendit.
Kapaciteti i resortit është rreth 20,000 persona, por aktualisht është i hapur vetëm për vizitorët vendas për shkak të ndalesës së vazhdueshme për udhëtime ndërkombëtare. Pritet që turistët e parë të huaj – nga Rusia – të fillojnë vizitat gjatë këtij muaji.