Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Besim Sahatçiu ishte një nga regjisorët shqiptarë më të njohur në periudhën e Ish-Jugosllavisë.
I lindur dhe rritur në qytetin e Pejës, prej edhe nga ka origjinë familja e tij, Sahatçiu la gjurmë në kinematografinë e atëhershme, fama e të cilit u shtri edhe jashtë kufijve të Kosovës.
E si ‘dardha që pikon nën dardhë’, një sukses të ngjashëm, por të përmasave edhe më të mëdha e gëzon sot njashtu edhe mbesa e tij, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Të hënën, Komuna e Pejës ka ndarë një mirënjohje të veçantë për artistin e madh të kësaj familjeje. Përkatësisht, të ndjerit i është dhënë titulli “Qytetar nderi” nga i pari i komunës, në një ceremoni modeste, ku mirënjohjen e ka pranuar bashkëshortja e tij, Besë Sahatçiu.
Lidhur me këtë nderim, në rrjetet sociale reagoi babai i artistes Rita Ora, Besnik Sahatçiu (Ora), duke publikuar disa fotografi nga ceremonia dhe disa të tjera nga e kaluara, të realizuara në Pejë.
“Faleminderit qytetit të Pejës për shpërblimin ‘qytetar nderi’ për Besim Sahatçiun, regjisorit të njohur pejan/kosovarë. Ja disa fotografi të Besimit në Pejë në Hotel Dukagjini, 1960, me Besa Sahatçiun. Dhe disa fotografi me pejanë të suksesshëm të asaj kohe dhe shokë të tjerë”, shkroi djali i regjisorit në Instagram.
Rita përndryshe ka treguar në disa intervista se ka qenë shumë e lidhur me gjyshin e saj, i cili gjithmonë e ka inkurajuar të ndërtojë karrierë jashtë vendit, për të prekur sukseset planetare të cilat i gëzon sot