Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Muzika shqipe dhe kryeveprat botërore kumbojnë për Ditën e Çlirimit

Kulturë  |  15.06.2023 Ora 10:34   

Ka qenë një thurje elegante e muzikës shqipe me kryevepra të asaj botërore, për ta festuar me tinguj 24-vjetorin e Ditës së Çlirimit. Koncerti i dirigjuar prej akademik Rauf Dhomit dhe Arbër Dhomit ka bërë bashkë disa prej emrave më të shquar të skenës vendore, që kanë dëshmuar fuqinë e skenës vendore.

Shpalosje e nivelit të skenës së muzikës klasike në vend, ka qenë koncerti në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Mbrëmja e cila bëri bashkë artistë e instrumentistë të njohur të vendit pati si shkak 24-vjetorin e Ditës së Çlirimit. Në repertor qenë kryevepra të muzikës shqipe dhe asaj botërore. Ka qenë Kori i Burrave ai që ka hapur koncertin e së hënës mbrëma në Sallën e Akademisë, teksa nën direktivat e dirigjentit të njohur, njëherësh akademik Rauf Dhomi, kënduan disa nga potpuritë e njohura arbëreshe.

Kori prej 14 anëtarësh erdhi plot solemnitet e madhështi, teksa në mënyrën virtuoze i këndoi Skënderbeut e të bukurës More. Pak çaste pas tyre skena kumboi nga tingujt e mprehtë e të fuqishëm të sopranos Zana Abazi-Ramadani. Nën përcjelljen e tingujve pianistikë të Pranvera Hoxhës, interpretoi “Agimet shqiptare” të Avni Mulës. Por mbrëmja nuk përfundoi me kaq. Artistë të shumtë të skenës së muzikës klasike interpretuan njëri pas tjetrit për gati një orë e gjysmë. Të ulura përkrah njëra tjetrës, dy pianistet Syzana Jakupi e Alba Muçolli-Dehiri luajtën së bashku në një piano. Në sinkronizim e saktësi të plotë, dyshja solli “Prelyd-Panorama” të Rauf Dhomit. Pas kësaj pike instrumentale, skena i takoi përsëri një sopranoje. Ishte Arta Jashari e cila teksa interpretoi këngën “Nënës Tereze” të Zeqirja Ballatës, dëshmoi për të satën herë mjeshtërinë e saj vokale. Kënga kërkon kapërcime të shpejta nga tingujt shumë të ulët në ata të lartë e që Jashari i përshkoi me lehtësi.

Koncerti solli edhe interpretime të tjera, si atë të dyshes Antonio Gashi në violonçel e Lirika Pula në Piano të cilët interpretuan “Ode” të Trimor Dhomit. Më një pikë muzikore solo erdhi edhe violinisti i njohur Visar Kuçi. Artistët luajtën vepra kompozitorësh të njohur shqiptarë, si ato të Rauf Dhomit e Zeqirja Ballatës. Nuk kanë munguar as disa prej kryeveprave botërore, si “Chi il bel sogno di Doretta” nga opera “La Rondine” të Giacomo Puccinit e cila solli plot emocion teksa u interpretua ndjeshëm nga sopranoja Adelina Paloja.

Pika e fundit solli në skenë Orkestrën Kamertale të Operës së Kosovës, e cila së bashku me ansamblin “Zanat” në përbërje prej Andelina Thaçit, Arstina Kelmendit, Albana Piperkut, Diellza Sylejmanit dhe Elida Kryeziut interpretuan trio-operën “Goca e Kaçanikut”. Interpretimi u bë nën dirigjimin e Arbër Dhomit. Ai është shprehur i lumtur që tashmë Dita e Çlirimit festohet me këngë. Ka pasur fjalë të mira edhe për ecurinë e Operës së Kosovës.

“Më së pari është kënaqësi që për këtë ditë të bukur mundemi të festojmë jo vetëm duke vajtuar. Natyrisht, na ka kushtuar me disa jetë njerëzish që kanë dhënë jetën e tyre. Përgëzime të mëdha për performuesit e shumtë, fantastikë natyrisht, me gjithë këta instrumentistë të rinj që po shtohen çdo ditë e më shumë. Përgëzime që Opera e Kosovës ka vazhduar prej 2003-s e deri tani që është një institut me themel të bukur”, ka thënë Dhomi.

Pianistja Pranvera Hoxha ka kujtuar që gjenerata e saj e kishte përjetuar luftën e rëndësia e kësaj dite vjen çdoherë e duke u rritur.

“Gjithmonë është kënaqësi kur luajmë bashkë në një skenë me artistë të ndryshëm të vendit e posaçërisht për një festë e cila për ne është kaq e rëndësishme, Dita e Çlirimit të Kosovës, ngaqë ne si gjeneratë edhe e kemi përjetuar luftën. Çdoherë që festohet kjo ditë ia ndiejmë edhe më shumë rëndësinë dhe është shumë bukur që këtë ditë tashmë ta festojmë me muzikë, përmes profesionit që ne e kemi zgjedhur, artit. Po shpresoj që do të vazhdojë të festohet çdo ditë më bukur, e më bukur”, është shprehur ajo Hoxha.

Me fuqi madhështore në interpretim, sopranoja Besa Llugiqi solli bukurinë e “Song to the moon” të operës “Rustikala” të kompozitorit çek Antoni Dvorzhak. Llugiqi është shprehur e lumtur me organizimin e një mbrëmjeje të tillë, të cilën e konsideroi si shumë të rëndësishme.

“Sigurisht shumë bukur. Mendoj që i gjithë programi ka qenë jashtëzakonisht i bukur. Një organizim i mirë nga ana e profesor Rauf Dhomit dhe Rreze Kryeziut që kanë bërë një gërshetim të shumë kompozitorëve dhe pikave interesante edhe kosovare, edhe botërore, kështu që ka qenë një laramani dhe një festë e bukur muzikore në një ditë shumë të rëndësishme për ne”, është shprehur Llugiqi

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i ka shndërruar në traditë shënimet e ngjarjeve historike me organizime të tilla./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing