Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rita dhe Dua ambasadoret më të mira të promovimit të vendit

Kulturë  |  13.06.2023 Ora 10:28   

Rita Ora dhe Dua Lipa janë padyshim dy prej artisteve me prejardhje kosovare të cilat kanë qenë edhe ambasadoret më të mira të promovimit të vendit tonë, në çdo cep të botës.

Nga fillimi i karrierës muzikore, ato asnjëherë nuk kanë ndaluar së foluri për prejardhjen nga Kosova, dashurinë që e kanë për vendlindjen e prindërve, gjuhën shqipe, ushqimet e traditat e vendit tonë dhe shumëçka tjetër.

Madje, shpesh në intervista të ndryshme kanë shfrytëzuar fuqinë e famës për të bërë thirrje për çështje të ndryshme që lidhen me mirëqenien e popullit kosovar.

Dy yjet e muzikës pop, gjithashtu kanë realizuar koncerte për të gjithë fansat e tyre në Kosovë, duke mbledhur numër të madh të publikut dhe duke bërë që mediat nga gjithë bota të shkruajnë për rininë tonë. Lipa madje i ka sjellë disa prej emrave më të mëdhenj të botës në Prishtinë, përmes festivalit “Sunny Hill”.

Rita, duke qenë një artiste e pasionuar pas modës, në disa videoklipe dhe paraqitje të saj i ka përfshirë veshjet tradicionale shqiptare si dhe simbolin e flamurit kombëtar, shqiponjën me dy krerë.

Dua, së fundmi reagoi edhe kundër ministrave britanikë, lidhur me deklaratat e tyre për shqiptarët emigrantë, duke ua kujtuar politikanëve atje se shqiptarët kanë fituar paratë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Ajo bëri thirrje për më tepër ndjeshmëri, pasi njerëzit nuk largohen nga shtetet e tyre nga dëshira, por vetëm nëse është shumë e nevojshme apo se frikësohen për familjet e tyre.

Dashurinë e respektin për origjinën, ato ia kanë bartur edhe personave tjerë në jetën e tyre, përfshirë këtu partnerët apo bashkëshortët.

fundmi regjisori i shpërblyer me “Oscar”, njëherësh bashkëshorti i Ritës, Taika Waititi, deklaroi se kjo është një gjë që i lidh ata si çift, pasi që të dy punojnë shumë për ta përfaqësuar sa më mirë nëpër botë, vendin e prejardhjes së tyre./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing