Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Të hënën mbrëma në restorantin e mirënjohur të Prishtinës, “Simphony”, është mbajtur aktiviteti letrar “Mbrëmja poetike me miqtë e Simfonisë”.
Në orën letrare “poetët e Simfonisë”, shoqëruar me verë dhe tinguj të kitarës, poetët lexuan krijimet e tyre, shumica e të cilëve lidheshin me përvjetorin e 24-të çlirimit të Kosovës.
Në këtë mbrëmje nga të pranishmit u deklamuan edhe vargjet të poetëve të ndjerë, Ali Podrimja, Azem Shkreli, Basri Çapriqi, pastaj edhe të poetit shqiptar frankofon, Skënder Sherifi etj.
Në orën letrare “Poetët e Simfonisë” poezitë e tyre i lexuan: Sali Bashota, Ibrahim Berisha, Lulzim Tafa, Binak Kelmendi, Naime Beqiraj, Rrahman Paçarizi, Bujar Tafa, Xhevahire Izmaku, Arben Veselaj, Isuf Hoxha, Jeton Kelmendi, kurse pas orës letrare me nga një fjalë u paraqiten edhe Ardiana Pajaziti, Avni Spahiu dhe Fadil Bytyqi.
Poeti dhe profesori i letërsisë, Sali Bashota, bashkë me pronarin e “Simphony”-s, Naim Bajraktarin, që janë dhe organizatorët kryesorë të këtij aktiviteti, thanë se “Mbrëmja poetike me miqtë e Simfonisë” në të ardhmen do të shndërrohet në aktivitet të përvitshëm letrar, kur përveç orës letrare, do të ketë edhe aktivitete të tjera letrare./rtk/