Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kanë përfunduan xhirimet e filmit të gjatë ‘HANA’, film ky që trajton dhimbjen më të madhe të luftës së fundit, dhunimin seksual të rreth 20.000 grave shqiptare nga militarë dhe paramilitarë serb.
Filmi ‘HANA’ trajton mbi të gjitha shërimin e grave tona nga trauma e akumuluar mbi 20 vite të cilat e përjetojnë shërimin e tyre duke u ballafaquar edhe njëherë me ngjarjen e tyre nëpërmjet Art-it si formë e Art Terapise.
Filmi ‘HANA’ u realizua nga shtëpia filmike ‘Ajo Pictures’ me regjisor: Ujkan Hysaj, skenarist: Fadil Hysaj dhe producent: Kushtrim Koliqi & Ujkan Hysaj.
Xhirimet e filmit filluan me 24 prill 2023 dhe përfunduan me 4 qershor 2023, duke përfshirë kështu 26 ditë xhirime./rtk/